“Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj takim me fermerët dhe blegtorët e Dimalit: Hapim Bankën Kombëtare Agrare

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ditën e sotme ishte në Samaticë të Bashkisë së Dimalit.

Lapaj zhvilloi një takim me fermerët dhe blegtorët e kësaj zone ku prezantoi programin e “Shqipërisë Bëhet” për zonat rurale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Gjatë takimit Lapaj u premtoi fermerëve dhe blegtorëve:

1. Subvencionim i prodhimit për kilogram;

2. Vendosja nën kontroll total të subjekteve që shesin/importojnë/prodhojnë fara dhe fidanë;

3. Vendosja në kontroll të plotë e subjekteve që importojnë dhe shesin pesticide dhe plehra kimike;

4. Hapja e Bankës Kombëtare Agrare me kapital 100% shtetëror, e cila do të financojë me kredi të buta fermerët/blegtorët/peshkatarët/bletërritësit duke u dhënë fund kredive me interesa vrastare nga fajdexhinjtë e mikrokredive;

5. Mbrojtje nga importet kontrabandë.