Shqipëri, mbahet konferenca e shefave të policisë së kryeqyteteve evropiane

Në Tiranë është zhvilluar sëfundmi konferenca e 43-të e shefave të policisë së kryeqyteteve evropiane, ndërkohë në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm drejtues të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, përfaqësues të policive të vendeve pjesëmarrëse dhe zyrtarë të tjerë.

Tiranë

Nga ana e DVP Tiranë, në datat 18 – 21 prill 2023, u zhvillua Konferenca e 43-të e Policive të Kryeqyteteve Europiane, e cila është një konferencë vjetore, që mbledh sëbashku shefat e Policisë të Kryetqyteteve të të gjithë Kontinentit Europian.

Gjatë konferencës u ofruan mundësi për diskutime dhe u shkëmbyen ide midis Policisë Europiane në nivele strategjike, duke lejuar diskutime mbi çeshtjet aktuale dhe për të kontribuar në kohezionin, mirëkuptimin e ndërsjelltë dhe bashkëpunimin e organizatave të Policisë dhe Shteteve Europiane.

Gjatë konferencës, Ministri i Brendshëm Z. Bledar Çuçi, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, shprehën mirëseardhjen e të pranishmëve, dhe në fjalën e tyre u shprehën se për Policinë e Shtetit, zhvillimi i kësaj conference, në Tiranë, do të thotë shumë, pasi ky takim është vërtetë shumë i rëndësishëm për Policinë e Shtetit.

U diskutua për bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe Njësitë JIT, mbi sfidat e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe mbi rrugët për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet policive në këtë drejtim. Ndër të tjera, nga përfaqësuesit e Policive të Kryeqyteteve Europiane u hodhën diskutime për Krimin Kibernetik, mbi sfidat me të cilat përballet Policia për hetimin dhe zbulimin e këtyre krimeve, si edhe ato me të cilat duhet të përballen agjencitë ligjzbatuese, për zbulimin e krimeve të kësaj natyre. Gjithashtu u diskutua mbi garantimin e rendit dhe sigurisë, gjatë eventeve sportive, manifestimeve publike dhe atyre kulturore, strategjitë për përballimin e sfidave bashkëkohore ndaj rendit dhe sigurisë publike në Europë.

Në ditën e fundit të konferencës u prezantua dhe u nënshkrua deklarata e përbashkët nga përfaqësuesit e Policive të Kryeqyteteve Europiane.

Përveç diskutimeve të zhvilluara gjatë konferencës, për pjesmarrësit u morën të gjitha masat e nevojshme  për një qëndrim sa më komod në Tiranë, duke organizuar vizita në vende të ndryshme të Tiranës si dhe të qytetit të Durrësit.
Kjo konferencë krijoi mundësi të reja për një bashkëpunim sa më efikas midis Policive të Kryeqyteteve Europiane, gjithashtu ishte një hap i rëndësishëm për Policinë e Shtetit, pasi Shqipëria jep një kontribut domethënës për sigurinë e Europës duke qënë shpesh pjesë e operacioneve të përbashkëta policore.