Shqipëri-Kosovë, kalimi pa kontrolle në kufi për 9 muaj

Zbatimi i marrëveshjes për kalimin pa kontrolle në kufi ka hyrë ne fuqi që ditën e sotme.

Sipas marrëveshjes të gjitha automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës nuk i nënshtrohen procedurave të kontrollit për një periudhe nëntë mujore, nga katër muaj që ishte dy vitet e fundit.

Udhëtarët thonë se marrëveshja lehtëson kalimet në kufi dhe shmang ndalesat e panevojshme. Këtë fillim maji një pjesë e qytetarëve nga Kosova kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt qyteteve bregdetare të Shqipërisë.Pavarësish kalimit pa kontrolle, në kufi ditën e parë të majit nuk pati fluks qytetarësh. Sipas policisë kufitare, në orët e para të së mërkurës hynë rreth 4 mijë persona me afro 1 mijë e 300 mjete