Shqipëri e brishtë dhe në Riga! Serbia na “kërcënon” vendin e dytë
Shqipëria shpërdoron një tjetër mundësi për tu afruar akoma dhe me shumë me ëndrrën e kualifikimit në Botërorin e ardhshëm.
Kuqezinjtë barazuan 1-1 në Riga kundër Letonisë. Barazim i sigluar që në pjesën e parë.
Vendasit humbën një penallti në minutën e 21, e pritur nga ana e Strakoshës. Pak minuta në pas, ishte Manaj ai që shënoi, duke kaluar në epërsi kuqezinjtë.
Gjithsesi në shtesa, letonezët barazuan, teksa përkthyen në gol aksionin e ndërtuar pas një goditje këndi.
Pas këtij barazim Shqipëria mbetet e dyta me 5 pikë, ndërsa Letonia barazohet me 4 pikë nga Serbia që triumfoi me goleadë ndaj Andorrës.