“Shpresoj të qëllosh veten në kokë”, publikohen përgjimet telefonike: Wanda Nara sulmon ashpër Mauro Icardin dhe partneren e re

Telenovela mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës ka marrë një kthesë të re, me publikimin e disa bisedave private që kanë tronditur mediat argjentinase. Programi “Intrusos” zbuloi detaje nga telefonatat e tensionuara mes ish-çiftit, duke nxjerrë në pah zemërimin e Wandës pas një incidenti që lidhej me vajzën e tyre.

Sipas përgjimeve, Wanda është revoltuar ndaj Icardit për mungesën e tij në ditëlindjen e vajzës. Ajo akuzoi hapur partneren e re të Icardit, China Suarez, duke e quajtur atë shkaktaren e shkatërrimit të familjes së saj.

“Çfarë mendon se janë këto marrëzi për vajzat e mia? Ata nuk mund të trajtohen kurrë sikur s’janë asgjë. Ti martohesh, ke fëmijë… për vajzat tona, fëmijët e saj do të jenë vajzat e prostitutës që ua shkatërroi familjen,” shprehet Wanda në një moment.

Nga ana tjetër, futbollisti kërkonte me ngulm të fliste me vajzën e tij, por tensionet mes ish-partnerëve duket se e përshkallëzuan situatën. Wanda i drejtoi fjalë të rënda ish-bashkëshortit, duke thënë:

“Preferoj që ti të zhdukesh, ose të qëllosh veten në kokë dhe kaq, dhe të ndalosh së prishur jetën e tyre çdo ditë, duke ia shkatërruar atë.”