“Shpresoj që fundi i luftës të jetë së shpejti”/ Trump zbulon se ka biseduar me Putin: Presidenti rus dëshirën që të mos shikojë me njerëz që vdesin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zbuluar se ka pasur biseda telefonike me presidentin rus Vladimir Putin në përpjekje për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Në një intervistë ekskluzive për The Post, Trump theksoi se Putin dëshiron që të ndalet vdekja e njerëzve dhe se lufta në Ukrainë është shumë e keqe.

Trump gjithashtu u shpreh se, nëse ai do të kishte qenë president në vitin 2022, lufta nuk do të kishte ndodhur. Ai shtoi se kishte një marrëdhënie të mirë me Putinin dhe se kishte një plan konkret për të ndaluar konfliktin.

“Shpresoj që të jetë i shpejtë. Çdo ditë njerëzit po vdesin. Kjo luftë është shumë e keqe në Ukrainë. Unë dua t’i jap fund kësaj gjëje të mallkuar,” tha Trump. Ai e cilësoi presidentin Biden si një turp për kombin amerikan.