Shprehu pëlqim për të, Egli Tako për Xumin: Ka shumë gjëra që nuk përputhen me shijet e mia

Gjatë një bisede të sinqertë me banoren tjetër të Big Brother Vip Albania, Jozi Markun, këngëtarja Egli Tako ka folur hapur për ndjenjat e Xumit, humoristit që ka shprehur pëlqim për të që në ditët e para të qëndrimit në shtëpi. Egli ka pranuar se e vlerëson shumë Xumin si person, por ka theksuar se ai nuk është partneri që ajo kërkon.

“E vlerësoj si një djalë shumë të mirë, por ka disa gjëra tek ai që nuk përputhen me atë që unë kërkoj te partneri im i ardhshëm,” tha Egli, duke shtuar se situata që është krijuar po e vendos në një pozitë të sikletshme.

  1. Egli gjithashtu pranoi se ka respekt për përpjekjet e Xumit, por ndjen se mes tyre nuk ekziston ajo lidhja që ajo e sheh të rëndësishme për një marrëdhënie romantike.