“Shpirti mamit ti”/ Publikohet mesazhi zanor i Ilaria Sulës, prindërit rrëfehen mes lotësh: Fliste për fustanin e diplomimit
Tragjedia që ka tronditur familjen Sula është e papërshkrueshme. Vajza e tyre, 22-vjeçarja Ilaria Sula, u vra nga ish-i dashuri i saj, Mark Antony Samson, një 23-vjeçar filipinas, që i mori jetën asaj, duke e lënë prindërit në dhimbje të thellë.
Në një intervistë për televizionin italian RAI, prindërit e Ilaria-s, Flamur dhe Gëzim Sula, kanë ndarë ndjenjat e tyre dhe dhimbjen që i ka shkaktuar humbja e vajzës. “Nuk e di si do ia bëj pa Ilarian. Ishte gjithçka për mua. Ma shkulën nga zemra,” ka thënë mamaja e saj, ndërsa i ati kërkon drejtësi, duke theksuar se Ilaria nuk ishte një objekt që mund të trajtohej ashtu siç ndodhi.
Në këtë histori të dhimbshme, Flamuri dhe Gëzime Sula janë përpjekur të kuptojnë tmerrin që ka kaluar vajza e tyre, e cila po përgatitej të diplomonte dhe mezi priste ditën e festës. “Fliste edhe për fustanin që donte të vishte për diplomimin,” shprehet mamaja, duke kujtuar momentet e bukura që kishin kaluar me të.
Ndërkohë, familja Sula ka falenderuar të gjithë ata që ishin pranë në këtë tragjedi, përfshirë policinë italiane dhe komunitetin që mbështeti ata. “Faleminderit të gjithëve,” ka thënë Flamuri, duke shtuar se mbështetja e njerëzve ishte një forcë e madhe për familjen.
Për momentin, Mark Antony Samson dhe mamaja e tij janë arrestuar për krimin. Hetimet kanë zbuluar se pas vrasjes, Samson përdori telefonin e Ilaria-s për të dërguar mesazhe dhe të devijonte hetimet, duke u përpjekur të fshehë tragjedinë që kishte shkaktuar.
Familja Sula vazhdon të kërkojë drejtësi për vajzën e tyre, ndërsa kujtimet dhe ky mesazh zanor mbeten një lidhje e fundit me Ilarian.