“Shpirti i mamit”! Momenti emocionues kur Parashqevi Simaku takon të birin, Elton Ilirjani: Luka u krenua me nënën e tij

Takimi i shumëpritur i Parashqevi Simakut me të birin ka ndodhur. Këtë e ka bërë të ditur Elton Ilirjani i cili ka ndarë pamjet emocionuese në Instagram dhe ka rrëfyer më shumë detaje nga ky takim. I pranishëm ishte edhe ish-bashkëshorti i këngëtares Robert Nofle.

Ai është nervoz. Faleminderit, Zoti të bekoftë ty Elton dhe Zoti bekoftë Robertin”, u shpreh në fillim këngëtarja.

O shpirt i mamit, o dielli im”, i drejtohet ajo djalit, ndërsa e pyet nëse mban mend gjë nga Shqipëria, po ai përgjigjet: “Jo”.

Luke Nolfe pohoi se ndihet mirë që ritakoi pas shumë vitesh nënën e tij.

Luka e dëgjoi gjashtë herë këngën ‘E duam lumturinë’. U krenua me nënën e vetë! Nuk e prisja këtë reagim pozitiv pas kaq shumë vitesh. Dashuria triumfoi sërish dhe gjithmonë do të triumfojë. Dashuria nuk blihet me para. Kjo histori nuk kishte nevojë për para dhe këtë ma mësoi Parashqevi Simaku”, u shpreh Ilirjani që dëshmoi takimin e rrallë familjar.

Elton Ilirjani: Luke si ndihesh, ndihesh mirë

Luke Nolfe: Po

Elton Ilirjani: E do nënën tënde?

Luke Nolfe: Po

Elton Ilirjani: Si e gjete… të pëlqen pamja këtu, është një pamje shumë e bukur

Luke Nolfe: Më pëlqen

Parashqevia pas takimit përshkroi në një tjetër video ndjesitë e saj.

Një falenderim për këtë engjëllin që bëri një mrekulli për mua, nuk e harroj sat ë vdes. Një përshëndetje shpirtërore nënës së tij, që u bë shkak që Eltoni të linte luksin e Majemit dhe të vinte këtu. Nuk e harroj sa të ves, e ka derën e zemrës të hapur, edhe djali, edhe Roberti kanë të njëjtën dashuri”.

“Heroina e kësaj historie është Hanko Ilirjani, që më rriti me dashuri dhe këngët e Parashqevi Simakut. Ajo edhe pse e sëmurë në shtrat, më tha: Aspak nuk je i pasur nëse nuk gjen dhe bashkon Parashqevinë me djalin! Kot thua që jetoj në New York”, shprehet biznesmeni Elton Ilirjani.