“Shpikje, s’ka as autor dhe as thikë tjetër”- Vrasja e Martin Canit dhe pretendimet e shokut të tij të ngushtë, Rama: Ngjarja është në video nga A-ZH-ja!
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani dhe deklaratat e shokut të tij të ngushtë, Luis Meçja, i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit, se ka pasur dy autorë të krimit.
Rama i konsideroi deklarata se ka një autor të dytë si “shpikje”, teksa u shpreh se nuk ka një thikë të dytë.
Kreu i qeverisë shtoi se ngjarja e rëndë është regjistruar në video, sipas tij, nga A-ZH-ja.
Edi Rama: Vrasje të njerëzve të pafajshëm të cilat janë shumë të rralla, dhe ky është fakt, janë tronditëse por merren dhe rrotullohen me ditë të tëra për të nxitur sa më shumë ndjenjën e pasigurisë.
Por këtu nuk ka pasiguri. Aq shumë e vërtetë është kjo sa dy vrasje që janë ndodhur, ajo e Pogradecit dhe e 14-vjeçarit janë përdorur në mënyrën më abuzive, skandaloze ndaj opinionit publik, sidomos kjo e fundit duke sajuar historira. Duke vendosur në pikëpyetje korrektesën e policisë së shtetit, duke shpikur autorë një autor tjetër, një thikë tjetër, fatmirësisht kjo vrasje është regjistruar në video.