Shpëtuan 75 vjeçarin nga mbytja në lumin Buna, ja kush janë dy efektivët heronj të Komisariatit Shkodër

Nga: Eraldo Harlicaj

Heronjtë e ditës janë efektivët e Komisariatit të Shkodrës, Kristi Koçeku dhe Samet Qotaj. Pas njoftimit nga salla operative se një i moshuar ishte hedhur në lumin Buna për t’u mbytur, policët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Ata kanë parë 75-vjeçarin në ujë dhe janë futur për ta shpëtuar siç ishin me uniforma në temperatura minus. Koçeku dhe Qotaj i kanë dhënë ndihmën e parë duke e mbajtur në jetë. Në ndihmë të tyre ka shkuar dhe një qytetar.

Bravo djem, Policia e Shkodrës ka dhe shembuj të tillë 👏👏