Shpërthimi në magazinën e Bujar Çelës në Lushnjë, SPAK kërkon rivlerësim të masave të sigurisë për sipërmarrësin e arrestuar

TIRANË– Pas kalimit për kompetencë tek SPAK i dosjes hetimore për shpërthimin me pasoja të rënda në biznesin e deputetit Bujar Çela, këtë të hënë Prokuroria e Posaçme ka zbritur në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave që ka caktuar Gjykata e Fierit.

Shumica e personave që u është ngritur akuza janë pa masë sigurie, përveç asaj të pezullimit nga detyra të 5 punonjësve të IMT dhe Bashkisë së Lushnjës, ndërsa i vetmi që u arrestua është Lenonard Gjini, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet.

Të paktën deri në këtë fazë nuk ka akuzë zyrtare ndaj deputetit nga ana e SPAK, apo ndonjë kërkesë të bërë të njohur drejtuar Kuvendit.Prokuroria e Fierit pretendoi se ka elementë të veprës panele edhe nga deputeti socialist dhe për këtë arsye shpallën moskompetencën.