Shpërthimi në Lushnje si ai i Gërdecit/ Ja pistat e hetimit…
Lushnje- Ditën e sotme grupi hetimor, drejtuar nga prokuroria e rrethit gjyqësor Fier janë kthyer në vendngjarje. Ata po punojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në shpërthimin e orës 15:30 (1 mars 2024) tek rrethrotullimi i plasmasit, në Lushnje që i mori jetën babë e bir ndërsa u plagosën 7 të tjerë, mes tyre deputeti i PS-së, Bujar Çela, pronar i magazinës.
Babe e bir, Roland dhe Elidion Hoxha, manovratorë, kanë qenë duke ngritur me vinç dy bombula oksigjeni që do të përdoreshin për saldime në çatinë e magazinës (kapanonit).
Deri tani janë dy pista hetimi të cilat prokuroria po përpiqet të zbardhë: Nëse ka rënë nga lartësia njëra prej bombolave të oksigjenit që ka shkaktuar shpërhtimin, apo
vinçi ka prekur telat e energjisë dhe më pas ka ndodhur shpërthimi.