Shpërthimi në Lushnje, arrestohet sipërmarrësi që kryente punimet!

Ka një të arrestuar për shpërthimin e ndodhur më 1 mars 2024 në kapanonin në ndërtim në periferi të Lushnjes që i mori jetën babë e bir, ndërsa u më 1 mars ndodhi shpërthimi që i mori jetën babë e bir ndërsa u plagosën 7 të tjerë mes tyre dhe deputeti Bujar Çela pronar i magazinës.

Ai ka qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes

Në pranga ka rënë sipërmarrësi që do kryente punimet, Leonard Gjini, pronar i Gjini Konstruksion sh.p.k. një biznes aktivitet ndërtimi dhe zbatim projektesh me konstruksion beton dhe hekur.

Sipas dëshmisë së tij në prokurori kontrata e sipërmarrjes me Bujar Çelën për ndërtimin e magazinës është kryer më 27 nëntor 2023

Policia thotë se ai ka lejuar punimet pa respektuar rregulloret e sigurimit Teknik duke sjellë dhe pasoja të rënda.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, me mosveprimet e tij, duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar regulloret përkatese të sigurimit teknik, të disiplines teknike të mbrojtes në punë dhe nuk ka marë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda’ informoi sot policia e Fierit.

32 vjeçari banues në fshatin Goriçaj u arrestua për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda.

Si pasojë e shpëthimit në kapanonin me lëndë djegëse, në lagjen “Karbunarë e madhe”, më datë 01 mars 2024, ndodhi një shpërthim nga i cili humbën jetën babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha,  dhe u dëmtuan 7 të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë ende nuk është marrë në pyetje deputeti i PS-së Bujar Çela.

Lajmi ne perditesim…