26-vjeçari Enea Themollari ka humbur jetën sot në spital, për shkak të shpërthimit me tritol në atentatin ndaj motrave Xhovana dhe Alda Nikolli në Elbasan. Tritoli ishte vendosur në korridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të një 59-vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit. Enea Themollari, 26 vjeç, që prej datës 14 korrik ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.
E reja nga Lezha, e cila është personazh i njohur në rrjetet sociale, në një video të publikuar tregonte se kishte përplasje me të dashurën e Nuredin Dumani, i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë.
Në video, ajo përmend Nuredin Dumanin dhe i bënte thirrje që të ‘mbante’ dashnoren e tij duke u shprehur se kishte probleme serioze me të.
“O Nuredin Dumani të bëj thirrje të mbash cik atë dashnoren tate ti, se po ta kapa kund nëpër Itali ore Nuredin Dumani…se ke idenë çfarë mund t’i bëj se më njeh mirë. A mirë? Mirë shpirti vogël, ik të përshëndes Nuredin Dumani. Shihemi pas 2 ditësh”, shprehej Giovanna.
Mirjeta Hajdini është 22-vjeçarja nga Kosova që bashkëjetonte me Nuredin Dumanin dhe u kap në banesën me të mesnatën e 29 Marsit 2022, pasi vrasësit me pagesë iu bë atentat në Elbasan dhe mbeti i plagosur. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka hedhur akuza se pas sulmit qëndron rivali i partnerit të saj, vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani.
“S’je burrë, por k*rvë”, iu drejtua Giovanna Nikolli, Nuredin Dumanit i cili ndodhet në qeli.