Shpërthimi me dy viktima në Lushnje, deputeti i PS Bujar Çela paraqitet në SPAK
Deputeti i PS-së, Bujar Çela është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme paraditen e sotme.
Çela, është paraqitur në SPAK pas akuzave nga Prokuroria e Fierit për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm” dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.Kjo çështje ka të bëjë me një aksident tragjik në magazinën e tij, ku humbën jetën dy punëtorë, babë e bir.
Kujtojmë që nga shpërthimi në magazinën e tij në Lushnjë më 1 mars 2024, humbi jetën drejtuesi i vinçit, Roland Hoxha dhe djali i tij, Elidon Hoxha, si dhe u plagosen 8 persona, mes tyre edhe vetë deputeti që iu nënshtrua ndërhyrjes kirugjikale.
View this post on Instagram