Shpërthimi i gomës shkaktoi aksidentin tragjik! Policia spanjolle jep detaje për vdekjen e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Bota e futbollit është tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen nga jeta të sulmuesit portugez Diogo Jota dhe vëllait të tij, Andre Silva, pas një aksidenti fatal në Spanjë. Policia spanjolle ka publikuar së fundmi njoftimin zyrtar mbi rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Sipas autoriteteve, aksidenti ka ndodhur në komunën e Cernadilla, në Zamora, rreth orës 00:30 të mëngjesit. Në njoftim thuhet se makina me të cilën po udhëtonin dy vëllezërit, një Lamborghini, ka dalë nga rruga si pasojë e shpërthimit të një gome gjatë një manovre tejkalimi.
“Informacioni që kemi është se makina, një Lamborghini, doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome gjatë tejkalimit. Pastaj gjithçka mbaroi. Aksidenti ndodhi në komunën e Cernadilla në Zamora rreth orës 00:30 sipas orës lokale. Dy persona vdiqën”, – thuhet në njoftimin zyrtar të policisë spanjolle.