Një 44-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në shpërthimin shkatërrues ditën e diele në Hagë të Holandës.
Mësohet se viktima është 44-vjeçari, Mikel Kamberi i cili ka lënë pas 3 të mitur.
“Ishte si të shikoje një film. Nuk dukej e vërtetë. Gjatë gjithë kohës, fëmijët vazhdimisht pyesnin nëse është gjallë babai i tyre dhe pse nuk mund ta telefononin.”, tha bashkëshortja e viktimës.
Kujtojmë së shpërthimi ndodhi natën mes ditës së shtunë dhe të diele ku si pasojë humbën jetën 6 persona, ndër to edhe 44-vjeçari shqiptar.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ