Shpërthime municioni dhe panik, zjarrfikësit përballen me një situatë të jashtëzakonshme në zjarrin në Shkopet
Forcat zjarrfikëse janë përballur me një situatë aspak të zakontë në Shkopet.
Teksa kishin mbërritur në terren për të neutralizuar zjarrin, përballja u shoqërua me shpërthime të municioneve të vjetra.
Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara falenderon punonjësit zjarrfikës që po përballen me vështirësi të tilla.
STATUSI I PLOTE:
Bashkë me Kryetaren e Bashkisë Kurbin dhe Prefektin e Qarkut Lezhë, Drejtorin e Inspektimit nga AKMC, ndoqëm ngjarjen e mbëmshme në Shkopet, ku përballja me flakët u shoqërua me shpërthime të municioneve të vjetra, janë dëshmi e sakrificës dhe guximit tuaj të jashtëzakonshëm. Në kushte të jashtëzakonshme rreziku, ju nuk u tërhoqët, përkundrazi, vepruat me trimëri e profesionalizëm për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe për të ndalur përhapjen e zjarrit.
Rreziku ishte real, i menjëhershëm dhe i paparashikueshëm por ju qëndruat aty, në vijën e parë. Falë ndërhyrjes suaj të shpejtë dhe të organizuar, u shmangën pasojat më të rënda të mundshme. Në emër të institucionit/ve dëshirojmë T’ju shprehim mirënjohjen më të thellë për guximin, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë që treguat në këtë situatë tejet të rrezikshme.Ju jeni shembull frymëzimi dhe krenarie për të gjithë vendin.
View this post on Instagram