Shpërthim tritoli në Vlorë, lënda plasëse vendoset në avllinë e një banese
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Marikaj të Vorës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne, 19 shkurt, rreth orës 05:55.
Policia ka deklaruar se lënda plasëse ka qenë e vendosur në avllinë e shtëpisë së shtetasit E.M. Fatmirësisht si pasojë e këtij shpërthimi ka vetëm disa dëmtime të vogla materiale.
Ndërkohë që forcat e policisë po merren me zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e autorit.
“Më datë 19.02.2024, rreth orës 05:55, është marrë njoftim se në Marikaj, Vorë, në portën e avllisë së shtetasit E. M., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë ka dëme të vogla materiale”, njoftoi policia.