Shpërthim tritoli në qendër të Tiranë! Ja kush ishte shenjestër
Shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 01:15 të natës në rrugën “Ramazan Gaxherri” në Tiranë, në një lokal të mbyllur në pronësi të shtetasit S. H, rreth 44 vjeç.
Sipas policisë, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 01:15, është marrë njoftimi se në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur në pronësi të shtetasit S. H, rreth 44 vjeç, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”.