Një shpërthim me tritol është shënuar pak minuta më parë në Durrës.
Mësohet se lënda plasëse është vendosur në lagjen nr.4 në katin e parë të banesës së Ilir Koçiljas. Kujtojmë që shtetasi Ilir Koçilja pak ditë më parë vrau me thikë komshiun e tij Halil Koka për një vend parkimi.
Burime bëjnë me dije për Replikë, se shpërthimi ishte i fuqishëm, pasi lënda plasëse ishte mbi 500 gram dhe për pasojë janë dëmtuar disa makina dhe ka të lënduar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
VIJON…
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ