Shpërthim me tritol në Bushat, lënda plasëse vihet në derën e shtëpisë së 32-vjeçarit
- 23 September, 2024
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar këtë mbrëmje në fshatin Bushat në Vaun e Dejës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 21:00. Raporti paraprak bën me dije se tritoli është vendosur në derën e jashtmë të shtëpisë së Filip Dodajt, 32 vjeç.
Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar,por vetëm dëme materiale. Autorët ende nuk janë identifikuar. Nuk dihet nëse Dodaj ka pasur konflikte me ndonjë person, që mund të kenë sjellë si pasojë, shpërthimin e kësaj mbrëmjeje.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ