Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në një banesë në Tiranë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri”, ku një sasi eksplozivi shpërtheu në portën e jashtme të banesës së shtetasit T.Q..
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ