Shpërthim me lëndë plasëse në lokalin e kreut të Rithemelimit në Malësinë e Madhe

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një lokal në Razëm të Malësisë së Madhe. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Mësohet se lokali është në pronësi të Ferdi Stërkaj, kryetar i rithemelimit të PD Malësi e Madhe, ish-kryetar i ish-komunës Shkrel. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Ferdi Sterkaj u zgjodh më 19 maj kryetar i rithemelimit të PD në Malësi të Madhe ndërsa ishte kandidat i vetëm në listë, pasi kandidatët e tjerë u dorëhoqën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim  identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.