Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele (8 dhjetor), ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe dyshohet se eksplozivi i vendosur ka qenë tritol.
Lokali që ndodhet në zonën e në Lungomares në Vlorë nuk kishte funksionuar prej kohësh por kishte vetëm pak ditë që ishte rihapur.
Nuk ka asnjë informacion për autorët, ndërsa Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ