Shpërthim me eksploziv në një lokal në Berat, detajet e para
Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit të sotëm qytetin e Beratit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:00 në lagjen “Çlirim”, ku një sasi eksplozivi është vendosur në derën e një lokali në pronësi të shtetasit me iniciale S.F.
Për fat të mirë, shpërthimi nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 04:00, në lagjen “Çlirim”, në derën e lokalit të shtetasit S. F., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.