Shpërthim i tmerrshëm i shtëpisë në lindje të Londrës pas ardhjes së zjarrfikësve (fotot)

Pamje shokuese të kamerave të sigurisë tregonin sot shpërthimin e papritur të një shtëpie në Ilford në verilindje të Londrës, pasi zjarrfikësit ishin thirrur në vendngjarje për të luftuar një zjarr.

Zona është rezidencë e shumë emigrantëve shqiptarë.

Shpërthimi hodhi në ajër çatinë e shtëpisë teksa automjetet dhe një autobus kalonin në rrugën para saj.

Zjarrfikësit ishin thirrur ne adrese pas rënies së alarmit të zjarrit pasditen e djeshme.

Në pamjet e shpërthimit nga kamerat e automejteve, shihen këmbësorë që vrapojnë të trembur nga plasja dhe xhamat e thyer të dritareve.

Zyrtarët po punojnë për pastrimin e vendit ndërsa shkaku i shpërthimit monstruoz nuk është përcaktuar ende, shkruan rrjeti The Sun.