Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, detajet e para

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur sot qytetin e Shkodrës. Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur në një dyqan.

Mësohet se policia ndodhet në vendngjarje. Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.

Deri më tani nuk dihet nëse është shpërthim me lëndë plasëse apo një bombol gazi.