Shpërthim bombë në një treg në Siri, të paktën shtatë të vdekur
Të paktën shtatë persona janë vrarë në një shpërthim me makinë bombë që synonte një treg të frekuentuar në Sirinë veriore. Disa të tjerë u plagosën kur shpërthimi u regjistrua në tregun qendror të qytetit Azaz në provincën Aleppo, pranë kufirit turk.
Pamjet e pasojave treguan trupa të shtrirë në tokë, ndërtesa të dëmtuara dhe mbetje të një makine në flakë. Është e paqartë se kush e kreu sulmin në qytetin që drejtohet nga milicitë proturke. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë.
Kur shpërtheu bomba, tregu ishte i zënë me blerësit që blinin rroba të reja për fëmijët e tyre përpara festës së Fitër Bajramit, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Helmetat e bardha, një grup vullnetar shpëtimi që operon në Siri, tha se dy fëmijë ishin në mesin e të vdekurve.