Shpërthen sërish vullkani në Islandë
Një vullkan në Islandën jugperëndimore shpërtheu sërish duke hedhur llavë në shpërthimin e tij të gjashtë që nga Dhjetori.
Pamjet tregojnë llavë të nxehtë që shkëlqente nga toka. Gjatë ditëve të fundit shkencëtarët kishin treguar se magma po grumbullohej nën tokë, duke nxitur paralajmërime për aktivitet të ri vullkanik në zonën që ndodhet në jug të kryeqytetit të Islandës, Reykjavik.
Videoja e dëshmitarëve okularë e filmuar nga Reykjanesbraut, një rrugë kryesore midis Keflavik dhe Reykjavik, tregon llavë që del nga toka. Gjatësia totale e çarjes ishte rreth 3.9 km në rreth 40 minuta, tha në një deklaratë Zyra Meteorologjike Islandeze.
Që nga viti 2021, ka pasur nëntë shpërthime në gadishull, pas riaktivizimit të sistemeve gjeologjike që kishin qenë në gjendje qetësie për 800 vjet. Si përgjigje, autoritetet kanë ndërtuar barriera për të ridrejtuar rrjedhat e lavës larg nga infrastruktura kritike, duke përfshirë termocentralin Svartsengi, Lagunën Blu dhe qytetin e Grindavik.