Shpërthen fabrika e fishekzjarreve, 12 të vdekur e 3 të plagosur
12 punëtorë humbën jetën si pasojë e shpërthimit dhe shembjes që ndodhi në fabrikën ku prodhoheshin eksplozivët në lagjen qendrore Karesi të Balıkesir në Turqi.
Shpërthimi ndodhi në seksionin e prodhimit të kapsulave për një arsye ende të panjohur.
Kryebashkiaku i Balıkesir, İsmail Ustaoğlu deklaroi se mes viktimave ka edhe të plagosur.
“Një shpërthim ndodh në impiantin e prodhimit të eksplozivëve ZSR. Pas shpërthimit që ndodhi në seksionin e prodhimit të kapsulave të fabrikës, ndërtesa u shemb. Ka informacione se 12 qytetarë humbën jetën”.
Deri më tani janë shtruar në spital 3 persona, me Ustaoğlu që deklaroi se këta persona janë në gjendje të mirë.