Shpërthen bombula e gazit në Krujë, plagosen nënë e bir nga zjarri

Nënë e birë kanë mbetur të plagosur si pasojë e rënies së zjarrit në një banesë në Fushë-Krujë, pas shpërthimit të bombulës së gazit.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në në lagjen “Punëtori”, në Fushë Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. S.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. S., 28 vjeç, dhe nëna e tij, shtetasja L. S., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.