Shpërthen bombola e gazit, tre pjesëtarë të familjes në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq.

Shpërthimi i bombolës së gazit ka shkaktuar dëmtime te 3 pjesëtarë të familjes.

NJOFTIMI I POLICISE:

Rreth orës 11:00, në Fshat Maliq, në banesën e shtetasit M. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë  dëmtuar 3 shtetas, pjesëtarë të familjes, të cilët aktualisht po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të  rrethanave të rastit.