Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shkodër, lëndohet pronari

Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e kësaj të shtune në një banesë në Shkodër.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se bombola ka shpërthyer në banesën e shtetasit me ininciale A.J.

Si pasojë është dëmtuar pronari i banesës po fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit A. J., ka shpërthyer një bombël gazi.

Si pasojë është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.