“Shpërthen” biznesi në Vlorë/ Dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e njohur si “Transballkanikja” në qytetin e Vlorës. Një lëndë ka shpërthyer në një biznes motorrësh. Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me sasi tritoli apo tjetër lëndë shpërthyese.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas burimeve nga policia, incidenti ka ndodhur në orët e vona të pasdites, në një kohë kur aktiviteti ishte i mbyllur. Fatmirësisht, nuk raportohen të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Deri tani, motivet mbeten të paqarta.

Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, në përpjekje për të hedhur dritë mbi këtë akt.

Vijon…