Shpërthejnë protestat kundër Vuçiç në Beograd, kërkohen zgjedhje të reja

Rikthehen protestat kundër Aleksandër Vuçiç në Beograd. Ata protestuan  jashtë ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që zgjedhjet e muajit të kaluar të anulohen për shkak të parregullsive në shkallë të gjerë, që u raportuan nga vëzhgues lokal dhe ndërkombëtarë.

Grupi “Serbia kundër dhunës”, ka akuzuar qeverinë e presidentit Vuçiç për organizimin e një mashtrimi në votimet parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit, veçanërisht në Beograd, kryeqytetin serb. Presidenti Vuçiç i ka mohuar akuzat. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka shpallur Partinë Përparimtare Serbe të Vuçiçit fituese të zgjedhjeve dhe ka hedhur poshtë ankesat e opozitës. Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur ende për ankesat.

Politikani i opozitës Radomir Lazoviç tha se “kjo është një betejë e të gjithëve sepse të gjithë humbasin me këtë (keqpërdorim votash)”. Rreth 2,000 protestues parakaluan gjithashtu drejt selisë së transmetuesit publik të Serbisë RTS, të cilin ata e akuzojnë për qëndrime pro qeveritare. Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve raportuan raste të blerjes së votave dhe mbushjes së kutive të votimit dhe thanë se zgjedhjet serbe përgjithësisht u mbajtën në “kushte të padrejta”.

Comments

Leave a Reply