Shpërndante para për vota, arrestohet në Lushnje 38-vjeçari (EMRAT)

Korrupsioni aktiv në zgjedhje ka dërguar në pranga një 38-vjeçar nga Lushnja. Marin Leka ka rënë në prangat e policisë pasi i kishte premtuar 500 mijë lekë të vjetra një qytetari në këmbim të votës.

Në momentin e arrestimit, Marin Lekës i është gjetur në xhep karta e identitetit të personit që i kishte premtuar paratë në këmbim të votës për Partinë Demokratike. Ka qenë vetë personi të cilit i ishin premtuar paratë që ka bërë kallëzimin në polici për Lekën.

Muharrem Toska ka deklaruar në Policinë e Fierit se 38-vjeçari Leka i ka kërkuar kartën e identitetit dhe i ka premtuar një shumë prej 500 mijë lekësh të vjetra për të votuar subjektin politik PD.