Shpërndante kanabis në Vlorë, arrestohet 21-vjeçari
Një 21-vjeçar ka rënë në pranga pasi shpërndante doza kanabis në qytetin e Vlorës. Shtetasi R. K., u kap në flagrancë nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” në lagjen ‘28 Nëntori’.
Ndërsa bëhet me dije se gjatë kontrollit fizik iu gjetën 60 doza narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
DVP Vlorë/Kontrolle intensive nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Vihet në pranga një 21-vjeçar që shpërndante doza kanabis, në qytetin e Vlorës.
Sekuestrohen 60 doza me lëndë narkotike cannabis sativa, gati për shitje.
Forca e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të kontrolleve intensive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në zonat urbane dhe turistike, ka vijuar të ushtrojë kontrolle në lagje të ndryshme të qytetit, ku si rezultat:
Në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, u kap në flagrancë shtetasi R. K., 21 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, i cili dyshohet se e ndante lëndën narkotike në doza dhe e shiste atë në zona të ndryshme të qytetit.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 60 doza lënde narkotike të llojit cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, u bë arrestimi i këtij shtetasi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮🤝