Shpërndante drogë në Durrës, arrestohet 24-vjeçari

Një 24-vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap në flagrancë duke shtur drogë në qytetin e Durrësit. Sipas policisë gjatë kontrollit fizik shtetasit E. K., 24 vjeç, i është gjetur një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shtije dhe dy aparate cellular të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative, për një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike në lagjet e qytetit të Durrësit, Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Neighborhood”, arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shtije. Lënda narkotike dhe dy aparate celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale“, njofton policia.