Tre persona kanë rënë në pranga ditën e sotme pasi u kapën në flagrancë duke qarkulluar me automjet për të shitur doza kanabisi. Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasve E. H., 25 vjeç, I. H., 25 vjeç dhe S. M., 25 vje, u gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës narkotike kanabis, gati për shitje, si dhe një sasi municioni luftarak. Po ashtu, bëhet me dije se pas kontrollit të automjetit dhe i banesës së shtetasit E. H., ku u gjetën prova të tjera.
Materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë, e cila do të vazhdojë me veprimet e metejshme për këtë çështje.
“Një rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza është goditur në Kamëz ditën e sotme. Shtetasit E. H., 25 vjeç, I. H., 25 vjeç dhe S. M., 25 vjeç, të gjithë banues në Kamëz, u arrestuan nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pasi u kapën në flagrancë duke qarkulluar me automjet për të shitur doza kanabisi.
Operacioni i zhvilluar u bazua në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, të cilat dhanë sinjalizimin për veprimtari të shitjes së kanabisit
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasve të ndaluar, u gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës narkotike kanabis, gati për shitje, si dhe një sasi municioni luftarak.
Po ashtu, u bë kontrolli i automjetit dhe i banesës së shtetasit E. H., ku u gjetën prova të tjera”, njofton policia.