Shpella shndërrohet në “kurth vdekjeje” pas përmbytjeve, evakuohen turistët

Vizitorët e shpellave të Harkut të Mermertë në Co Fermanagh dje u detyruan të evakuoheshin pasi reshjet jashtëzakonisht të rrëmbyeshme të shiut shkaktuan përmbytje të menjëhershme.

Sipas Daily Mail, situata ndryshoi brenda minutash. Fillimisht kushtet ishin të mira, por vetëm 15 minuta pas nisjes së turit, u ndërpre energjia elektrike dhe uji nisi të depërtojë në brendësi të shpellave.

Shkallët u shndërruan në rrëke uji, duke e bërë të pamundur vazhdimin e vizitës. Stafi reagoi me profesionalizëm dhe qetësi, duke shpërndarë çadra dhe udhëhequr turistët drejt një zone të sigurt, pa të lënduar.

Ngjarja ndodhi në një kohë kur Britania e Madhe po përballet me reshje të dendura shiu.