Shpalli ‘non grata’ Berishën! Blinken javën tjetër në Tiranë/ Ja çfarë synon vizita

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken,njeriu i cili në maj 2021 shpalli Sali Berishën  ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë do të udhëtojë drejt Tiranës javën e ardhshme. Njoftimi për vizitën e tij u bë e ditur nga  Departamenti amerikan i Shtetit.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri dhe Mynih, Gjermani, nga 14-17 shkurt. Në Tiranë, Sekretari Blinken do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Kjo është vizita e parë sekretarit amerikan Blinken në Shqipëri. Shpallja non grata e nga SHBA u shoqërua me një sulm frontal nga Berisha në adresë të Blinken.

Në njoftimin e DASH thuhet se Blinken do të udhëtojë në Shqipëri dhe Gjermani në periudhën 14-17 shkurt.

Në Gjermani, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Munihut, ku do të diskutojë për Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe sigurinë transatlantike, bëri të ditur DASH.

Po ashtu sekretari Blinken ka qenë aktiv përmes mesazheve për de-eskalikin e situatës së tensionuar në veri të Kosovës, shtatorin e vitit të shkuar.

Vizita e parë e një sekretari amerikan shteti në vendin tonë ishte ajo e James Baker, në Tiranë më 22 qershor 1991. Ndërsa e dyta vizitë e një tjetër sekretari amerikan shteti ishte ajo e Madeleine Albright, më 19 shkurt 2000, ku mbajti edhe një fjalë në parlamentin shqiptar. Pasuar nga një tjetër vizitë e John Kerry, më 14 shkurt 2016.

Ardhja e Antony Blinken në vendin tonë do të shënojë vizitën e katërt të një sekretari shteti në Shqipëri.