Shpallet në kërkim ndërkombëtar Edison Sheme, i akuzuar për abuzim seksual me të mitur, dyshohet se ka ikur drejt …

Edison Sheme është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur për një periudhë 4-vjeçare.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Sheme mund të ketë kaluar në Greqi, ku jeton prej vitesh vëllai i tij. Gjatë këtyre ditëve, policia ka realizuar kontrolle në banesat e të afërmve, miqve dhe të njohurve të Shemes, jo vetëm në fshatin Sheqeras dhe Barç, por edhe në Maliq.

Pas grumbullimit të informacionit nga hetimet, Prokuroria e Korçës ka lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar për 43-vjeçarin Edison Sheme. Ky urdhër i është dërguar Interpol Tiranës, që të vijojë procedurat për kërkimin ndërkombëtar dhe arrestimin e tij. Po ashtu, autoritetet janë në kontakt me homologët ndërkombëtarë për të mundësuar arrestimin e Shemes.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth një javë më parë, kur një vajzë 16-vjeçare denoncoi në polici abuzimin seksual të Shemes, që ka nisur kur ajo ishte vetëm 12 vjeç.