Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë shpallur fletëarrest qendror për katër persona të dyshuar lidhur me tragjedinë që ndodhi në një diskotekë në Koçan. Nga informacionet e fundit, deri tani kanë humbur jetën rreth 59 persona, ndërsa 155 të tjerë janë të lënduar, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën në terren për të shpëtuar ata që ndodhen ende të bllokuar. Policia ka nisur hetime të plota për të zbuluar shkaqet e zjarrit dhe për të mbajtur përgjegjës ata që mund të kenë kontribuar në këtë tragjedi të madhe.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ