Shorti i turit të parë të Conference League, Partizani dhe Vllaznia njihen me rivalët

Rival në mes të kampionatit për Vllazninë e Partizanin në turin e parë eliminator të Conference League.

Ekipet e Superligës shqiptare ishin me fat në shortin e hedhur në Nion, duke shmangur kundërshtarë të fortë në letër. Për shkodranët, goglat rezervuan Daugavpils. Letonezët janë një klub jo me shumë histori, pasi janë krijuar vetëm 15 vite më parë.

Gjithsesi gjatë kësaj periudhe kanë arritur të triumfojnë 2 herë në kampionatin vendas. Momentalisht, kampionati letonez është në mesin e sezonit, fakt që e penalizon Vllazninë, e cila do ketë debutimin ndaj tyre për edicionin e ri ndaj një kundërshtari që do provojë për herë të parë eksperiencën Europiane. Shkodranët do zbresin në fushë më 10 korrik si pritëse.

Kundërshtarë i fortë në letër për Partizanin. Estonezët e Nomme Kalju do jenë rival për të kuqtë, me kampionatin vendas që është në aktivitet.

Kryeqytetasit vihen kundër një skuadre të krijuar 102 vite më parë, ndërsa është rikrijuar dhe ka marrë këtë emër 28 vite më parë. Kalju është 2 herë kampion i Estonisë ka fituar dhe 2 Kupa të vendit e 1 Superkupë.

Momentalisht kampionati estonez është në aktivitet, java e 16-të e saj dhe Kalju është në vendin e tretë. Ndeshja e parë do të luhet në transfertë për Partizanin, më 10 korrik teksa ajo e kthimit një javë më vonë.