Shoqërohet në komisariat Safet Bajri/ Është pyetur nga Policia e Shkodrës në lidhje me atentatin e disa ditëve më parë
- 3 September, 2024
Safet Bajri, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare është shoqëruar nga efektivët e Policisë në Lezhë. Sipas informacioneve ai është transferuar në Policinë e Shkodrës aty ku është pyetur lidhur me ngjarjen e regjistruar pak ditë më parë ku u bë një atentat ndaj një mjeti të blinduar në Shkodër.
Ai ka qenë duke lëvizur me një mjet të tipit S Class. Sipas informacioneve, pas marrjes në pyetje është lënë i lirë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ