“Shoqëria jonë ka degraduar”, Laert Vasili shpërthen ndaj Gjestit: Ka tre klasë shkollë dhe shpallet fitues
Edhe aktori i njohur Laert Vasili ka reaguar ashpër pas fitores së Gjestit në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.
Në një intervistë të fundit, Vasili shprehu me tone të ashpra pakënaqësinë e tij, duke thënë se një person me arsimim minimal nuk mund të cilësohet si simbol filozofik apo përfaqësues i një epoke të re mediatike.
“Ai tjetri ka tre klasë shkollë… futet në një format dhe shpallet fitues. Dhe ti thua ‘koncept filozofik’?!” – u shpreh ai me ironi.
“Shoqëria jonë ka degraduar, ka degjeneruar, është kalbëzuar dhe ka ik. Domethënë është për t’u djegur komplet,” – tha Vasili me tone të forta.