Shokuese në SHBA / Emigranti ilegal lyen me benzinë dhe djeg të gjallë një pasagjere që po flinte në metronë e Nju Jorkut
Një ngjarje shokuese ka tronditur qytetin e Nju Jorkut ditën e djeshme, me protagonist në emigrant ilegal nga Guatemala.
Ai ka lyer me benzinë një grua që po flinte gjumë brenda metrosë së Nju Jorkut dhe i ka vënë zjarrin. Gjithçka është regjistruar në video nga pasagjerët e tjerë megjithatë askush nuk arriti të ndërhynte.
Pasi i vuri zjarrin gruas, ai shihet teksa bën disa hapa pas dhe qëndron i ulur duke e parë të digjet e gjallë. Gruaja nuk arriti të mbijetonte.
Policia e Nju Jorkut ka arritur ta identifikojë dhe më pas arrestojë autorin, një emigrant nga Guatemala që ishte dëbuar më parë dhe kishte hyrë sërish ilegalisht në SHBA, siç raporton NYPost.

