Shokuese! Çifti rrëmben foshnjën një ditëshe nga spitali/ E veshin vajzën me rroba djemsh, zbulohet mashtrimi tronditës

Një ngjarje e pabesueshme ka tronditur qytetin e Cosenza në Itali, ku një çift senegalez ka rrëmbyer një foshnjë vetëm një ditëshe nga materniteti i klinikës “Sacro Cuore”.

Pas një periudhe tri orëshe ankthi dhe paniku, vajza u gjet në një makinë së bashku me çifti, të cilët kishin falsifikuar një shtatzëni të rreme dhe ishin përpjekur të rrëmbenin një tjetër fëmijë nga spitali!

Mashtrimi i çuditshëm u zbulua kur një grua me maskë, duke pretenduar si infermiere, mori foshnjën dhe e çoi në një vizitë pediatrike të sajuar. Për fat të mirë, alarmi i ngritur nga nëna dhe gjyshet e foshnjës solli një hetim të shpejtë dhe zbardhjen e së vërtetës.

Çifti, të cilët kishin postuar në rrjetet sociale se kishin lindur një fëmijë, u arrestuan pasi zbuluan se shtëpia e tyre ishte e dekoruar si për një lindje, dhe foshnja ishte e veshur me rroba djemsh.